Vllaznia e femrave ka fituar edhe ne ndeshjen e rradhes per kampionat dhe tre jave para fundit te tij, ka siguruar edhe zyrtarisht pjesmarrjen ne “Final 4”. Vajzat kuqeblu sot jane perballur me ekipin e Laçit ne ndeshjen e luajtur ne fushen sportive “Reshit Rusi” dhe kane fituar me rezultatin e paster 7-0.
Ky takim ne kalendar ishte planifikuar te luhej ne fundjave, por per arsye se ekipet e shoqates “Atletik” do te marrin pjese ne turneun e pervitshem ne Roveretto te Italise, eshte luajtur me heret. Kujtojme qe ekipi i femrave te shoqates ne fjale, prej dy vitesh perfaqeson ne kampionat ekipin e Laçit.
Sa i takon ndeshjes se sotme, ajo nuk ka patur shume histori. Gjithçka eshte mbyllur qe ne pjesen e pare e cila ka dhuruar 4 gola per ekipin e Vllaznise. 3 prej tyre mbajne firmen e sulmueses Fortesa Berisha ndersa tjetri nga sulmuesja tjeter Klaudia Borci.
Ne pjesen e dyte nderkohe jane shenuar edhe tre gola te tjere. Autore te tyre do te ishin futbollistet Jehona Shala, Arbenita Curraj dhe serish Klaudia Borci. Ne kete menyre i gjithe takimi eshte mbyllur me rezultatin 7-0.
Pas javes se 15-te te kampionatit Vllaznia eshte ngjitur ne kuoten e 42 pikeve, duke udhehequr e vetme renditjen. Ne tre ndeshjet e fundit te kampionatit, skuadra kuqeblu do te luaje edhe dy ndeshje te tjera ne shtepi me Tiranen dhe Kinostudion dhe nje jashte, me Apolonine dhe padyshim qe do te synoje ta mbaje kete vend deri ne fund, madje edhe pas “Final 4” dhe te shpallet kampione./www.shkodrasport.com/