Vllaznia ne futboll per femra ka treguar edhe njehere tjeter vlerat e veta, madje tani edhe ne futbollin e vogel duke mundur me rezultat te thelle nje nga ekipet rivale, pikerisht ate te “Juban Danjes”.

Ne ndeshjen gjysmefinale te Kupes se minifutbollit qe Federata Shqiptare e Futbollit, keto dy ekipe jane ndeshur me njeri- tjetrin pasditen e sotme ne kompleksin “Lici” dhe vajzat kuqeblu kane fituar me rezultatin e thelle 10-0.

Loja eshte dominuar nga ana e tyre dhe perballe vajzave te “Juban Danja” kane treguar forcen duke arritur nje fitore te thelle.

Pese prej golave te kesaj ndeshje mbajne firmen e Megi Doçit, ndersa te tjeret jane shenuar nga Luçije Gjini (2), Sara Maliqi, Albina Rrahmani dhe Arbiona Bajraktari.

Vllaznia me kete fitore, ka siguruar te drejten per te dale ne finalen e kesaj kupe teksa javen e ardhshme do te ndeshet me fituesen e çiftit Tirana AS- Kinostudio.
www.shkodrasport.com