Me humbje e ka mbyllur kete jave edhe Vllaznia e basketbollit te meshkujve. Ne ndeshjen e luajtur sot ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” ajo eshte mundur me rezultatin 34-70 nga Flamurtari.

Ky i fundit e nisi menjehere ne sulm ndeshjen dhe e mbyll perioden e pare me rezultatin 16-4. Krejt pak pike nga Vllaznia e cila nuk arriti dot t’i pershtatet ketij kundershtari dhe nje situate e tille vazhdoi edhe ne perioden e dyte.

Ne kete te fundit, vajzat shkodrane shenuan 9 pike ndersa vlonjatet 20 pike dhe si rrjedhoje dy ekipet shkuan me nje avantazh prej 23 pikesh ne favor te Flamurtarit.

E njejta situate ka vijuar edhe ne dy periodat e tjera qe fitohen serish prej tij 14-8 dhe 20-13 duke bere qe i gjithe takimi te mbyllet me rezultatin 70-34. Nje fitore e lehte ndaj nje Vllaznie qe nuk ishte e fuqishme te reagonte.

Pavaresisht humbjes se thelle, Vllaznia ka patur ne rradhet e saj pikeshenuesen me te mire te ndeshjes e cila ka qene Bernada Rreshpja me 21 pike te shenuar, ndersa Ingrid Dashja ka shenuar 5 pike dhe Melida Hykaj 5 pike.

Me kete humbje, Vllaznia me 12 pike, mban vendin e katert ne renditje, me pike te barabarta me Studentin e vendit te vendit dhe ne mes ketyre dy ekipeve duket se do te kete nje gare te forte deri ne fund per sigurimin e vendit qe do t’i çoje ne play-off./SHKODRA-SPORT.COM/