Vllaznia në futboll për femra vijon të përforcohet me lojtare cilësore. Pas marrjes së katër lojtareve të mëparshme, së fundmi pjesë e saj është bërë edhe një portiere nga Maqedonia. Ajo ka nisur stërvitjen me ekipin shkodran dhe në ditët e ardhshme do të vijë edhe firma në kontratë.

Në fakt, objektivi I stafit teknik në merkato kanë qenë për të marrë portieren serbe Gardijan që ka qenë pjesë e Vllaznisë edhe sezonin e kaluar por fund kjo gjë nuk është realizuar sepse klubi I saj aktual I ka nxjerrë pengesë.

Në këto rrethana, presidenti Lazer Matija ka hedhur sytë tek ekipet e tjera të Rajonit për gjetjen e një portiereje tjetër dhe është ndalur pikërisht tek maqedonsja.

Ajo ka nisur stërvitjen nën drejtimin e trajnerit të portierëve Elis Legata dhe gjendja duket e mirë megjithatë ditët në vijim do ta ndihmojnë atë të ambjentohet edhe me pjesën tjetër të skuadrës.

Në fakt, futbolli I femrave në Shqipëri por edhe në Ballkan vuan për portiere cilësore dhe për këtë arsye, nuk ka qenë e lehtë për të gjetur një të tillë. Vllaznia tashmë e ka edhe një portiere tjetër përveç Raxhimit dhe të dyja sëbashku pritet të garantojnë ruajtjen e portës në tre ndeshjet europiane që do të zhvillohen muajin e ardhshëm.

Për momentin skuadra duket e kompletuar pas ardhjes së portieres, dy lojtareve fierake dhe dy malazezeve. Trajneri Nikolin Leka është I kënaqur me gjendjen e ekipit vetëm tre javë para pjesmarrjes në Ligën e Kampioneve të Europës.

Objektivi siç dihet është kalimi I turit të parë megjithatë nuk do të jetë e lehtë përballë ekipeve kampione të Bosnjës, Estonisë dhe Moldavisë. Në ndeshjet që do të zhvillohen në Sarajevë, kampionia e Shqipërisë do të tentojë atë që përpak e arriti vitin e kaluar por kualifikimi I saj nuk u legjitimua nga UEFA.
www.shkodrasport.com