Kampionet e Shqipërisë në futbollin e femrave, vajzat e Vllaznisë, kanë arritur një tjetër fitore në kampionat. Këtë herë ata kanë fituar me rezultatin 7-0 ndaj ekipit debutues të këtij kampionati, Bilisht Sport. Në ndeshjen e luajtur në fushën sportive “Hasaj”, nuk ka patur shumë histori. Ajo që duhet përmendur është se të shtatë golat e kësaj ndeshje, i ka shënuar një futbolliste e vetme- Megi Doçi.
Lojtarja më e mirë e kampionatit shqiptar, po spikat me golat që po shënon në ndeshjet me Vllazninë por kujtojmë këtu se ajo shënoi ditën e premte edhe të vetmin gol për përfaqësuesen shqiptare në ndeshjen ndaj Polonisë të luajtur në stadiumin “Loro Boriçi”. Vllaznia pas javës së shtatë të kampionatit, udhëheq renditjen me pikë të plotaa 18 (me 6 ndeshje të luajtura) dhe po shkon gradualisht drejt titullit të pestë kampion rradhazi. Po për javën e shtatë, Juban Danja është mundur në Durrës nga Teuta me rezultatin 2-4. Një rezultat që e zbret ekipin shkodran nga vendi i tretë në renditje që mbante deri në këtë javë.
© shkodrasport.com