Kampionet në fuqi të Shqipërisë në futbollin e femrave, ato të Vllaznisë, kanë arritur një tjetër fitore në kampionatin aktual. Mesditën e sotme, vajzat kuqeblu kanë mundur me rezultatin e thellë 6-1 ekipin e Kinostudios. Një fitore që vjen ndaj njërës prej skuadrave që mendohet të jetë rivalja e tyre por paraqitja e sotme në fushë, sigurisht që konfirmoi edhe njëherë faktin se Vllaznia nuk do të ketë rivale as këtë kampionat.

Pjesa e parë e ndeshjes është mbyllur me rezultatin 2-0 në favor të ekipit shkodran. Golat janë shënuar nga Doçi në ’13 dhe Tamliku (Lipa) në ’24. Në pjesën e dytë ndërkohë do të shënonte Doçi edhe tre gola të tjerë në minutat 60, 69 dhe 90 ndërsa golin tjetër për vendaset e shënoi Franja në ’67. Sakaq, golin e vetëm për Kinostudion e ka shënuaer Lulaj në ’85 pas ekzekutimit të bukur të një goditje dënimi. Përfundimisht 6-1 dhe Vllaznia femra udhëheq renditjen e kampionatit me 6 pikë dhe me golaverazh 14-1 pas dy javëve të para të kampionatit.

© shkodrasport.com