Vllaznia ka nisur të lëvisë ne merkato për të përforcuar skuadrën. Shkodranët u rikthyen në Kategorinë Superiore dhe deri më tani nuk kanë bërë asnjë afrim zyrtar.

Drejtuesit e klubit kanë nisur të mendojnë për afrimet që do të bëjnë dhe në skenë kanë dal dhe emrat e parë. Dajan Shehi dhe Herald Marku janë dy emrat më të përfolur për t’u bashkuar me Vllazninë pas një sezoni pozitiv me Kastriotin.

 Dëshira e madhe është Rubin Hebaj, sulmuesi shkodran pas aventurës me Partizanin është në kërkim të një skuadre të re pasi është larguar edhe nga Domazale, skuadër që zotëronte kartonin e tij.

Tashmë Hebaj është një lojtar i lirë dhe Vllaznia dëshiron ta afrojë në skuadër, por një problem mund të jetë situata në të cilën po kalon ekipi shkodran.

Deri më tani janë thjesht zëra merkato dhe Hebaj mbetet një dëshirë e skuadrës shkodrane dhe në ditët në vijim mund të zbulohet diçka më shumë rreth të ardhmes së tij./newsport/