Vllaznia ben nje tjeter goditje ne merkato. Pak minuta me pate klubi shkodran ka publikuar firmosjen e kontrates me sulmuesin brazilian Victor Matheus Da Silva Matos.

25 vjecari ka luajtur sezonin e fundit ne Poloni dhe vjen ne Shkoder per te shenuar gola per Vllaznine.

Ja njoftimi i klubit shkodran per kete blerje:

KF Vllaznia bën të ditur se ditën e sotme ka firmosur me sulmuesin brazilian. Victor Matheus Da Silva Matos.

Drejtuesit vijojnë punën për plotësimin e të gjitha kërkesave të stafit teknik dhe bërjen gati të skudrës për sezonin e ri futbollistik.