Vllaznia e sezonit te ri nis te marre forme gjithnje e me shume. Pas firmes se djeshme me futbollistin e njohur Liridon Latifi, diten e sotme klubi shkodran ka njoftuar per nje tjeter firme.

Kete here behet fjale per futbollistin 19 vjeçar te Akademise Klejdi Paloka. Drejtuesit e klubit kete here kane arritur te gjejne akordin me te duke firmosur per nje periudhe 5 vjeçare.

Ja çfare shkruhet ne njoftimin e klubit shkodran per kete afrim te ri tek Vllaznia:

FIRMOS EDHE 19 VJEÇARI KLEJDI PALOKA

Vllaznia e sezonit të ri ka plotësuar organikën e saj me një tjetër lojtar të ri. Ditën e sotme, drejtuesit e klubit kanë firmosur me futbollistin 19 vjeçar Klejdi Paloka, që është produkt i Akademisë tonë.

Paloka është një lojtar që luan si në mbrojtje, ashtu edhe në mesfushë dhe konsiderohet një element i perspektivës. Me të është firmosur një kontratë 5 vjeçare sepse klubi beson shumë në aftësitë e tij.