Kishin dite qe flisnin rreth ketij lojtari dhe me ne fund eshte bere realitet marrja dhe firmosja me kete futbollist. Behet fjale per mbrojtesin e majte te kombetares se Ugandes Walusimbi Godrey.
Lojtari i cili ka luajtur plot 93 ndeshje me kete kombetare, prej dates 31 gusht eshte edhe zyrtarisht pjese e Vllaznise e cila e ka federuar ate dhe pret qe t’i bashkohet ne stervitje gjate ketyre diteve, sapo ai te paiset me vizen hyrese ne Shqiperi.
Ky eshte njoftimi i bere ne faqen zyrtare te klubit shkodran, ne lidhje me blerjen e ketij futbollisti teksa shkruhet:
“Ashtu siç ishte premtuar nga pjestarët e stafit teknik, KF Vllaznia ka bërë realitet edhe marrjen e një tjetër lojtari. Bëhet fjalë për mbrojtësin e majtë ëalusimbi Godfrey. Me këtë futbollist është firmosur një kontratë njëvjeçare dhe ai pritet të mbërrijë në Shkodër brenda kësaj jave, sapo të paiset me vizën hyrëse në Shqipëri.
Ndërkohë, Godfrey është federuar brenda afateve të mbylljes së merkatos dhe tashmë edhe zyrtarisht është pjesë e Vllaznisë. 30 vjeçari ka një karrierë të gjatë e të suksesshme dhe prej 10 vitesh është pjesë e kombëtares së Ugandës me të cilën ka luajtur 93 ndeshje dhe ka shënuar 3 gola. Me përvojën e tij, Godfrey pritet të jetë një element i rëndësishëm për ekipin e Vllaznisë në repartin e mbrojtjes”.