Vllaznia nis te plotesohet. Diten e djeshme me te ka dale ne stervitje edhe mesfushori shkodran Behar Ramadani per te cilin thuhet se kontrata do te firmohet diten e hene.

Por nderkohe sot ka mberritur ne Shkoder dhe ka firmosur per kuqeblute edhe mbrojtesi maqedonas Filip Gligorov. Keshtu ka njoftuar klubi shkodran permes faqes se tij:

“Tjetër firmë në kontratë për ekipin e Vllaznisë. Pasditen e sotme administratori Suad Lici ka bërë realitet firmosjen me një tjetër lojtar që i bashkohet skuadrës sonë.

Bëhet fjalë për mbrojtësin maqedonas Filip Gligorov. I datëlindjes 31 korrik 1993, ai luan në rolin e mbrojtësit të krahut.

Karriera e tij ka qenë kryesisht e përqendruar në vendin e tij ku ka luajtur me ekipet e Rabotniçikut, Samorin, Euromil, Shkupin e Sileks, por ka provuar të luajë edhe jashtë Maqedonisë teksa ka provuar të luajë në Bosnjë me ekipin Olimpia Sarajevo, në Sllovaki me Banik Ruzina ndërsa në sezonin e fundit ka luajtur në Rumani me Dunarea Calarasi.

Trajneri i Vllaznisë Mirsad Jonuz i njeh mirë aftësitë e këtij lojtari dhe për rrjedhojë ka kërkuar ta ketë në dispozicion tek ekipi shkodran.

Për këtë arsye, drejtuesit e klubit kanë rënë dakord për kushtet financiare dhe më pas ka ardhur firma në kontratë teksa Gligorov do të jetë pjesë e Vllaznisë në sezonin 2019-2020 por edhe për Kupat e Europës nëse ekipi ynë kualifikohet në to. Lojtari që prej pasdites së sotme do t’i bashkohet ekipit në stërvitje.

Po ashtu, bëjmë me dije se është arritur akordi edhe me futbollistin shkodran Behar Ramadani dhe ditën e hënë do të nënshkruhet edhe me të kontrata që do ta bëjë atë futbollist të Vllaznisë”.