Ashtu siç pritej, kanë ardhur edhe firmat e dy futbollistëve shkodranë në kontratat e ofruara nga klubi Vllaznia. Klodian Semina dhe Alsid Tafili mesditën e sotme kanë hedhur firmë në kontratë dhe për një sezon do jenë pjesë e skuadrës shkodrane. Me marrjen e këtyre dy futbollistëve kompesohen largimet e Sykajt dhe Hasanit dhe tashmë skuadra duket e plotë. Dy futbollistët kanë qenë të pranishëm sot në zyrat e klubit, aty ku janë pritur nga administratori Kujtim Shaba dhe kanë firmosur kontratat e ofruara. Në fakt, ashtu siç kemi bërë të ditur akordi me këta dy futbollistë kishte 2-3 ditë që ishte arritur dhe tashmë u bë realitet. Semina është një përforcim I rëndësishëm për mbrojtjen ndërsa Tafili për mesfushën. Të dy ata janë shkodranë dhe si të tillë kanë premtuar më të mirën për skuadrën e qytetit të tyre.