Vllaznia ka arritur të fitojë një takim delikat në ditën e sotme, teksa ka mposhtur Teutën me rezultatin 2-0.
Shkodranët kanë fituar një sfidë direkte, duke “fundosur” kështu ekipin e Teutës në fundin e renditjes që i bashkohet Lushnjes.
Menjëherë pas kësaj ndeshje, mësohet se ish-presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj dhe deputeti Tom Doshi, kanë kontribuar me një premio në favor të ekipit të Vllaznisë.
Bëhet fjalë për një premio prej 5000 eurosh, që i vjen në ndihmë shkodranëve në këtë moment të vështirë ku ata gjenden aktualisht.
Tashmë ekipi i Ernest Gjokës është 4 pikë larg vendit që të dërgon në Kategorinë e Parë. /vipsport/