
Ekipet e volejbollit të klubit Vllaznia kanë arritur një fitore dhe një humbje në ndeshjet e kësaj jave, të vlefshme për kampionatin kombëtar. Ata janë përballur me ekipet e Skënderbeut të Korçës dhe ndeshjet janë zhvilluar ditën e sotme në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës. Ndeshja e parë ka qenë ajo e femrave të Vllaznisë dhe Skënderbeut. Seti I parë I ndeshjes ka nisur jo mirë për vajzat shkodrane të cilat e kanë humbur atë në shifrat 13-25. Në të dytin ato e përmirësojnë disi lojën por sërish ka humbje 16-25. I treti do flasë për vajzat e trajneres Sadije Gogaj të cilat arrijnë të fitojnë këtë set në shifrat 25-21 por vetëm kaq sepse në të katërtin sërish humbasin 18-25 dhe krejt ndeshjes në shifrat 3-1. Me këtë humbje, Vllaznia e femrave ka arritur të marrë vetëm një fitore në katër javë kampionat. Nëse femrat kanë humbur, djemtë e Vllaznisë kanë arritur fitore këtë javë ndaj kundërshtarëve nga Korça. Seti I parë I ndeshjes është mbyllur shpejt në shifrat 25-12 për shkodranët ndërsa në të dytin janë korçarët kanë fituar 25-23. Vetëm kaq sepse dy të tjerët janë fituar nga djemtë e trajnerit Kalaja në shifrat 26-24 dhe 25-18 dhe krejt ndeshjen me rezultatin 3-1. Në këtë mënyrë, ky ekip ka arritur të marrë dy fitore në tre javë kampionat duke qenë në mes ekipeve më të mira.
www.shkodrasport.com