Skuadra shkodrane ndonëse ka luajtur me formacionin e dytë, ka arritura ta fitojë miqësoren e luajtur paraditen e sotme me Flamurtarin e Prishtinës me rezultatin 1-0. Goli i vetëm i kësaj ndeshje është shënuar nga mesfushori Florind Bardulla. Kjo ndeshje siç dihet është zhvilluar në kuadrin e festimeve për 100 Vjetorin e Pavarësisë. Shkodranët kanë qenë të ftuar nga pala kosovare për të marrë pjesë në këto festime por ajo që të bën përshtypje është fakti pse ekipi i Vllaznisë ka udhëtuar i plotë për këtë ndeshje në një kohë që në fushë kanë luajtur vetëm futbollistët e formacionit të dytë.
Një situatë aspak normale kur kuqeblutë janë përballë një sfidë shumë të vështirë si ajo me Kastriotin dhe në kushte të tilla mbase do kishte qenë më e udhës që titullarët të kishin qëndruar në Shkodër për të vazhduar stërvitjen, me ndonjërin nga trajnerët. Gjithsesi kështu është vendosur nga ana e stafit drejtues dhe duhet respektuar kjo zgjedhje e tij për këtë miqësore.
www.shkodrasport.com