Vllaznia ia ka dale ta fitoje miqesorej ndaj nenkampiones boshnjake Zrinjski, miqesore e cila eshte luajtur mbremjen e sotme ne stadiumin e Mostarit ne Bosnje- Hercegovine. Ne fund te 90 minutave, eshte vulosur rezultati 1-0 me golin e vetem te ndeshjes te shenuar nga kapiteni Balaj qe ne minuten e 2-te te saj.
Perpos golit shkodranet kane patur edhe te pakten dy raste te pastra shenimi me Qaton dhe Balajn serish, por qe nuk jane shfrytezuar ashtu si duhet. Edhe vendasit kane patur rastet e tyre por nuk ia kane dale te shenojne.
Vllaznia e ka nisur ndeshje me portierin Kristi Qarri ndersa ne mbrojtje jane Erdenis Gurishta ne te djathte dhe Melos Bajrami ne te majte, ndersa ne qender po luajne dyshja Marko Juriç- Milos Stojanoviç.
Treshja e mesfushes eshte e formuar nga Klinti Qato, Ardit Krymi dhe Ardit Deliu, ndersa para tyre jane Amir Kahrimanoviç dhe Esat Mala qe do te mbeshtesin Bekim Balajn ne maje te sulmit.
Ne pjesen e dyte nderkohe trajneri Brdariç me kalimin e minutave ka aktivizuar njerin pas tjetrit thuajse te gjithe lojtaret e stolit, mes te cileve eshte dhe ne sulmues afrikan qe ka ardhur per prove te Vllaznia.