Vllaznia ka fituar 1-0 pjesen e pare te ndeshjes ndaj Korabit qe po luhet ne keto moment ne “Loro Boriçi”.

Goli i avantazhit ka ardhur ne ’45 me autor Hajdarin.

45 minutat e para jane dominuar totalisht nga Vllaznia dhe madje nuk kane mumguar edhe rastet.

Lika, Rodrigues, Hajdari e Zogaj kane qene ne disa momente prane golit megjithate nuk jane te qarte ne momentin e finalizimit.

Ne fund, ka qene nje goditje denimi. Lika ka goditur shtyllen, topi kthehet ne zone dhe Hajdari e ka shtyre ne rrjete.

Vllaznia e ka nisur ndeshjen me kete formacion: Sherri, Gocaj, Gurishta, Ignat, Marku, Krymi, Tafili, Lika, Hajdari, Zogaj, Rodrigues.