Sot janë zhvilluar ndeshjet e fundit të këtij viti edhe për kampionatin e futbollit të femrave dhe ekipi i Vllaznisë që ëshët edhe kampion në fuqi i vendit, ka luajtur në transfertë me Bilisht Sport. Vajzat e drejtuara nga trajneri Nikolin Leka kanë fituar me rezultatin e thellë 10-0.
Protagonistja kryesore e këtij suksesi ka qenë lojtarja e saposhpallur si më e mirja e vitit- Megi Doçi e cila ka shënuar plot 8 gola në këtë takim. Pjesa e parë është mbyllur në shifrat 5-0 falë pesë golave të numri 10 të kuqebluve.
Në të dytën ajo ka shënuar edhe tre gola të tjerë ndërsa dy të fundit mbajnë firmën e Luçie Gjinit dhe Ajdena Mustafës. Nga ana tjetër, ekipi rival i tyre- Tirana AS, e cila edhe ajo deri më sot i kishte fituar të gjitha takimet, është mundur brenda në fushën e saj nga Apolonia me rezultatin 5-1.
Në këtë mënyrë, Vllaznia e mbyll gjysmën e parë të kampionatit me pikë të plota 30 ndërsa Tirana AS mbet në kuotën e 27 pikëve. Ekipi shkodran kësisoj shpallet “kampion dimri” dhe hedh një hap të sigurtë drejt shpalljes për herë të gjashtë kampion i Shqipërisë.
© shkodrasport.com