Vllaznia vazhdon fazën përgatitore ku gjatë kesaj kohe po zhvillon edhe ndeshje miqësore për të mbajtur ekipin të freskët fizikisht.

Ditën e sotme ekipi shkodran ka zhvilluar një miqësore përballë malazezëvë të FK Otrant në “Loro Boriçi”. Një ndeshje e dominuar nga vendasit që u shpërblye me një fitore 2-0.

Golat për ekipin kuqeblu u shënuan nga një në secilën pjesë. Smajli ishte ai që shënoi në pjesën e parë ne minuten e 23-te, teksa në të dytën rrugën e rrjetës e gjeti Mala gjashte minuta para fundit te ndeshjes.

Duhet thene se edhe ulqinaket e Otrant kane patur raste te pastra shenimi por nuk ia kane dale ta dergojne topin ne rrjete, pikerisht nga pritjet e shkelqyera te portierit Qarri. Ashtu siç ka patur raste edhe Vllaznia ku madje ne nje moment ka goditur shtyllen me anen e mbrojtesit Flori Spahija, qe me pas dha asistin e golit te dyte, nje kryeveper e Esat Males.

Vllaznia- Otrant 2-0

Golat: Smajli ‘23, Mala ‘84

Pjesa e pare:

Vllaznia: Qarri, Smajli, Juriç, Stojanoviç, Dragoshi, Cheshmedjiev, Krymi, Boshnjaku, Mala, Dodev, Balaj.

Pjesa 2

Vllaznia: Qarri, Smajli, Juriç, Stojanoviç, Spahija,, Krymi, Boshnjaku, Alivoda, Mala, Çoba, Balaj. U aktivizuan edhe Gruda, Pusi, Sala