Janë luajtur sot të gjitha ndeshjet e javës së 14 të Grupit A në Kategorinë e Parë, ku Vllaznia ka arritur të fitojë me rezultatin 0-2 ndaj Veleçikut në fushen ‘Reshit Rusi’,

Sa i takon ndeshjes, ne minuten e 16-te Hajdari ka zhbllokuar rezultatin teksa i vetem perballe portierit Vjerdha, nuk ka gabuar duke e derguar topin ne rrjete.

Nderkohe ne minuten e 67-te ka qene Zogaj qe ka shenuar duke vulosur rezultatin perfundimtar te ndeshjes. Perfundimisht 2-0 per Vllaznine.

Ndërkohë që hap fals ka hedhur Erzeni duke barazuar në transfertë me rezultatin 1-1 ndaj Besëlidhjes.

Fitore me rezultatin 3-0 ka arritur të marrë Dinamo ndaj Shënkollit, ndërkohë që Burreli ka mundur Vorën 2-0. Fitore të rëndësishme ka arritur të marrë edhe Korabi me rezultatin 1-0 ndaj Ilirisë. /VipSport/

Ndeshjet:

Veleçiku-Vllaznia 0-2

Shënues: 16’Hajdari, 67’Zogaj

Besëlidhja-Erzeni 1-1

Shënues: 7’Abubakar/ 68’Lajthia

Dinamo-Shënkolli 3-0 (Po luhet)

Shënues: 35′, 53’Cema, 67’Sefa (p)

Burreli-Vora 2-0

Shënues: 45+2’Hyseni, 75’Baro

Korabi-Iliria 1-0

Shënues: 51’Lika