Vllaznia ka marre nje fitore me shume vlere ndaj Skenderbeut me rezultatjn 2-1. Dy golat e Andi Ribajt kane rezultuar shume percaktues per ekipin shkodran ne kete ndeshje.

Nje trepikesh i cili do t’i ndihmoje kuqeblute per ecurine e metejshme ne kampionat. Ndeshja ka nisur ne menyren me te mire te mundshme per Vllaznine.

Ne minuten e 2-te nje aksion i shpejte i saj konkretizohet me gol. Krosi i Likes shkon tek Çinari qe e çon topin ne qender te zones, aty ku Ribaj e dergon topin ne rrjete.

Edhe pas ketij goli, kuqeblute kane momente te mira dhe ishin serish prane golit por kur pritej goli i dyte i tyre, Skenderbeu barazon ne te parin rast.

Soue arrin te dergoje topin ne rrjete. Por Vllaznia ne fundin e pjeses se pare shenon serish. Dhe perseri eshte binomi Çinari- Ribaj qe kombinon me njeri- tjetrin dhe ky i fundit shenon serish.

Pjesa e pare kesisoj do te mbyllej 2-1 per Vllaznine. Pjesa e dyte ka me pak raste por Dita e Ribaj ne dy momente mund te kishin shenuar per ekipet e tyre.

Loja fiton emocione dhe miqte nuk heqin dore lehte nga barazimi te pakten. Ne minutat shtese te ndeshjes, Krasniqi eshte shume prane golit per Skenderbeun perplaset ne trupin e Krymit dhe porta e Vllaznise shpeton mrekullisht.

Pese minutat e shteses nuk dhurojne asgje tjeter dhe per rrjedhoje i gjithe takimi perfundon 2-1 per kuqeblute qe kesisoj marrin nje trepikesh me shume vlere per vazhdimesine e kampionatit.