Vllaznia më në fund e ka gjetur fitoren e parë, madje të thellë 3-0 teksa ka mundur pasditen e sotme Luftëtarin në Shkodër ne ndeshjen e vlefshme per javen e trete te Superliges. Ndonëse pa tifozë në shkallët e “Loro Boriçit”, për shkak të dënimit të fushës, kuqeblutë janë dukur të etur për ta kërkuar fitoren dhe ia kanë arritur, madje ka shumë vështirësi. Vllaznia e ka nisur në sulm ndeshjen. Vetë formacioni që kishte hedhur në fushë trajneri Duro, të linte të kuptoje se fitorja ishte objektivi i vetëm për të. Ndeshja ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për vendasit.Që në minutën e 9-të ata do kalonin në avantazh. Protagonist është sërish mbrojtësi Smajli i cili shënon me një gjuajtje të fortë brenda zone me të majtën. Pas këtij goli duket se shkodranët e kanë fituar qetësinë megjithatë për disa minuta ajo lëshon disi në mesfushë. Megjithatë kjo nuk do zgjasë shumë. Në minutën e 30-të, një aksion i shpejtë i kuqebluve, Deliç fut bukur një top për Dragoin që pranë portës, ka arritur të kalojë portierin Selimaj dhe ta dërgojë atë në rrjetë. Në minutën e 66-të, Deliç do pengohej në mënyrë të parregullt brenda zone nga portieri Selimaj dhe gjyqtari akordon 11-metërsh. E merr përsipër Smajli që godet fort dhe shënon. Të dytin për të në këtë ndeshje dhe të tretin në tre kampionat duke u rikonfirmuar si shënuesi kryesor i skuadrës së tij ndonëse është mbrojtës. Pas golit të tretë të Vllaznisë, duket se nuk ka më lojë. Ajo nëse do kishte patur mendjen për të rrezikuar edhe mund të kishte shënuar ndonjë gol të katërt ndërsa Luftëtari u përpoq shumë për golin e nderit por nuk ia arriti dot. Përfundimisht 3-0 për Vllazninë që arrin fitoren e parë në kampionat, fitore me të cilën kërkon t’u thotë skuadrave të tjera pretendente se edhe ajo do jetë mes tyre deri në fund.
Vllaznia- Luftëtari 3-0
Vllaznia:Vujadinoviç,Smajli, Osmani (Begaj 72’), E.Beqiri, Semina, Belisha (Nallbani 67’),Tafili, Dragoi, Hajdari, Deliç (Shtubina 78’), Rexha. Tr: Sh. Duro
Luftëtari: Selimaj, O.Beqiri, Çaço (Lluka 74’), Mersini, Ramadani, Shenaj, Rraboshta, Nora (Sinani 52’), Shameti, Liçaj (Miliç 70’). Tr: N. dede
Shënues: Smajli 9’ 68’ (11-m), Dragoi 30’
Gjyqtarë: E. Peza, D. Agaraj (Tiranë), R. Çokaj (Lezhë)
Kartona të verdhë: Semina, Deliç/ Ramadani (2), Selimaj, Mersini,
Karton i kuq: Ramadani
FAQJA E PARE FUTBOLL KATEGORIA SUPERIORE Vllaznia fiton 3-0 me Luftëtarin. Smajli protagonist me dy gola