Me fitore e ka nisur kampionatin e ri edhe Vllaznia U17. Por ndryshe nga ekipi U13 qe fitoi pa shume probleme, ai ia doli te triumfonte vetem ne minutat e fundit te takimit sepse deri ne minuten e 88-te ndodhej ne disavantazh ndaj Laçit. Ne fund, djemte e drejtuar nga trajneri Arber Shytani kane triumfuar me shifrat 3-1.
Ka qene nje perballje shume interesante kjo e luajtur mesditen e sotme ne fushen sportive “Reshit Rusi”. Pjesa e pare pavaresisht rasteve te krijuara, nuk dhuroi gol. Madje edhe nga pika e bardhe e penalltise, sulmuesi shkodran Flavio Fusha nuk arriti te shenonte ne minuten e 3-te pas nje 11-metershi te akorduar nga ana e arbitrit te ndeshjes.
Krejt ndryshe do te ndodhte ne te dyten. Madje surprizen do ta shkaktonte ekipi mik i cili kaloi ne avantazh ne minuten e 62-te me ane te futbollistit Prenga.
Reagimi i kuqebluve vjen menjehere por lojtaret e sulmit jane te paqarte para portes laçiane dhe si rrjedhoje goli i barazimit do te vinte vetem ne 88-te dhe do te shenohej nga futbollisti Flavio Fusha. Po ky lojtar do te shenonte edhe golin e avantazhit dy minuta me vone, ndersa ne shtese do te kishte vend edhe per nje gol te trete shenuar nga futbollisti Eris Kurtulaj.
Perfundimisht 3-1 per Vllaznia U17 e cila merr nje fitore te veshtire, por me shume vlere ne kete start kampionati ku pretendon te jete nder ekipet me te mira te tij./www.shkodrasport.com/
VLLAZNIA U17- LAÇI U17 3-1
Golat: Fusha ’88, ’90, Kurtulaj ’95/ Prenga ’62
VLLAZNIA U17: Ndoj, Valikaj, Hebovija, Braqi, Bregu, Shurbani, Hoxha, Cani, Shkambi, Kurtulaj, Fusha. Trajner Arber Shytani. U aktivizuan edhe Moleci, Seferaj e Taflaj.