Tjeter fitore per Vllaznine ne kampionat. Kuqeblute kane fituar me rezultatin 3-1 ndaj Vores me gola te shenuar nga kapiteni Lika ne pjesen e pare dhe Hajdari e Zogaj ne te dyten.
Ndonese Vllaznia e nisi ne sulm ndeshjen, kane qene miqte ata qe kane krijuar rastin me te rrezikshem, madje edhe kane derguar topin ne rrjete, por goli eshte anulluar per pozicion jashte- loje.
Ka qene minuta e 5-te kur pas krosimit nga e djathta, Sejdini me koke e dergon topin ne rrjete por anesori ka ngritur flamurin per pozicion jo te rregull te tij.
Pas ketij momenti eshte Vllaznia qe kontrollon lojen megjithate i mungojne rastet ne porten e Mehidrit.
Gjithsesi ne ‘31 rezultati do te zhbllokohej. Nje top i krosuar nga e dhjathta prej Gocajt, mbet ne zone dhe aty Lika me te majten e dergon ne rrjete.
Pjesa e pare u mbyll 1-0. Ne te dyten do kishte edhe dy gola te tjere, shenuar nga Hajdari e Zogaj ne nje hark kohor prej dy minutash, konkretisht ne ‘51 dhe ‘53.
Rastet nuk kane munguar edhe me pas teksa Tafili ka goditur shtyllen dhe po ashtu edhe Eziamaka ka patur shansin te shenoje.
Ne ’90 nderkohe G.Fuçia do te shenonte golin e vetem per Voren. Perfundimisht 3-1 per Vllaznine.
Vllaznia: Sherri, Gocaj, Ignat, Zeqaj, Gurishta, Bilali, Tafili, Lika, Hajdari, Zogaj e Zhunior. Tr: H.Lika
Vora: Mehidri, Allmeta, Deliallisi, Dimo, Mashi, Myslimi, Mziu, Peqini, Sejdini, Thaçi, Veliaj. Tr: G. Çani