Vllaznia fiton 3-1 në Korçë ndaj Skënderbeut
Ekipi i Vllaznisë në volejboll për meshkuj e ka mbyllur me fitoren fazën e parë të kampionatit. Sot në drekë, djemtë e trajnerit Kalaja kanë arritur suksesin e rradhës teksa kanë fituar në Korçë ndaj Skënderbeut vendas me rezultatin 3-1. Seti i parë i ndeshjes është fituar nga shkodranët 25-23 teksa ka patur shumë rivalitet. Në të dytin, epërsia e tyre ka qenë më e dukshme dhe shifrat përfundimtare kanë qenë 25-17. Por kur pritej që ndeshja të mbyllej në setin e tretë, nuk ndodh kështu. Korçarët do fitojnë atë 25-21 duke e shtyrë lojën por vetëm kaq se në të katërtin, djemtë e trajnerit Kalaja nuk falin duke fituar sërish 25-17 dhe krejt ndeshjen 3-1. Me këtë fitore, Vllaznia e mbyll fazën e parë të kampionatit në vendin e tretë. Ekipi i femrave ndërkohë sot e ka patur pushim.