Luftë e fortë sportive, rivalitet dhe emocione të shumta në përballjen Vllaznia-Skenderbeu në basketboll për femra.  Sfida e luajtur në pallatin e sportit pasditen e së shtunës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës ka qënë e fundit, ka qënë me të vertetë shumë interesante. Mikeshat e drejtuara nga trajneri I tyre Papa, e ka nisur mjaft mirë teksa fitojnë perioden e parë me shifrat, 19-24. Ndërkohë, vendaset me trajner Rajmond  Rashen, përmbysim gjithçka në perioden e dytë, ku duke e fituar me shifrat 24-14, jo vetem e barazojnë rezultatin, por e mbyllin pjesen e parë në favorin e tyre me rezultatin 43-41. Edhe në perioden e tretë, janë sërishmi basketbollistet shkodrane, të cilat duke qënë më të kujdesshme në veprimet mbrojtëse dhe preçizion në gjuajtjet drejt koshit kundërshtar, e fitojnë këtë periode 21 me 17 duke e thelluar avantazhin  e përgjithshëm në shifrat 64 me 58. Perioda e katërt është padyshim më e bukura, dhe meritë për këtë këtë kanë basketbollistet korçare, të cilat, përmes lojtares me përvojë Gjika, e cila në këtë ndeshje ka surprizuar me shënimin e plotë 13 tre pikësheve, e fut lojën në një fazë tepër interesante. Nga avantazhi i Vllaznisë 74-64, mikeshat duke shënuar 14 pikë radhazi pa pësuar asnjë, barazojnë dhe kalojnë në avantazh 74-78. Dy pushimet e kërkuara nga trajneri Rasha dhe kolegja e tij Rakaj, bëjnë që Vllaznia të përmirësoht në tre minutat e fundit, të cilat ishin edhe vendimtare për të duke i dhënë fitoren me rezultatin e prgjithshëm, 83 me 81.
Vllaznia – Skenderbeu 83-81
(19-24, 24-14, 21-17, 19-23)
Vllaznia: Mustafa, A.Dashja, Beranija, I.Dashja, Ndou, Mlika, Çoçja, Basha, Zoga, Zukthi, Matija, Juka. Trajner. R. Rasha
Skenderbeu: Gjika, Llazar, E. Papa, S. Papa, Doja, Athina, Koçi, Yzuri, Doja, Aliu, Qereku, Leskaj. Trajner.  Ermal Papa
Gjyqtarë:T. Asnnjoku, E. Allaraj(Tiranë)

www.shkodrasport.com