Vllaznia ia ka dale te fitoje ne Fier dhe vazhdon te ruaje vendin e pare ne renditje edhe pas javes se pare te fazes se dyte te kampionatit.
Pasditen e sotme kuqeblute kane fituar 1-0 ndaj Apolonise me golin e shenuar ne minuten e 40-te me ane te Ardit Hoxhajt pas nje goditje te sakte me koke brenda zones. Ja kronika e ndeshjes:
10’ Mundësi e mirë për Apoloninë, që bën presion në këto minuta të para. Omeri pason bukur për Gjatën, i cili surprizohet nga një dalje e portierit Zogoviç, i cili largon rrezikun.
12’ Vjen reagimi i Vllaznisë, Kruja lëshon një gjuajtje të fortë nga e majta, krijohet iluzioni i golit, por topi shkon jashtë.
33’ Pranë golit Apolonia, me Rrepajn, i cili pas një krosimi të Mehmetit gjuan fortë me të majtën, por Zogoviç bën heroin duke bërë një pritje spektakolare.
40’ Kalojnë në avantazh shkodranët me Ardit Hoxhajn, i cili pas një krosimi të Gurishtës nga e djathta godet bukur me kokë, duke mposhtur portierin Harizaj.
43’ Tjetër rast i rrezikshëm për Vllazninë, me Gurishtën që jep një top të bukur për Imerin, me këtë të fundit që nuk mendohet shumë, duke lëshuar një gjuajtje të fortë, por Harizaj reagon bukur duke e larguar topin.
50’ Kërkon golin e dytë Vllaznia, me Hoxhajn që pas një krosimi të marrë nga Isaevski, e ul topin me gjoks për Imerin, por ky i fundit gjuan mbi traun e portës.
57’ Pranë golit të dytë Vllaznia! Me Imerin që provon me një gjuajtje të fortë brenda në zonë, por Harizaj bën heroin duke e dërguar topin në rivënie këndore.
64’ Tjetër rasti i mirë për Vllazninë, me Dilaver që pasi driblon një mbrojtës, drejtohet nga porta, por Harizaj bën ndërhyrjen vendimtare duke larguar rrezikun.
Deri ne fund pastaj nuk do te kishte raste te reja dhe pavaresisht perpjekjeve te te dy ekipeve, nuk do te kishte gol tjeter duke bere qe gjithçka ne “Loni Papuçiu” te mbyllet me fitoren 1-0 te Vllaznise. Nje trepikesh shume i vlefshem ky qe e mban vllaznise serish ne krye te renditjes.
APOLONIA- VLLAZNIA 0-1
Shenues: A.Hoxhaj ’40
Apolonia: Harizaj, Sota, Agiare, Repaj, Mihana, Smaçi, Mehmeti, Haxhiu, Ejoh, Omeri, Gjata. Trajner: Bledar Borova
Vllaznia: Zogoviç, Gurishta, Adili, Shehi, Isaevski, Marku, Jonuzi, Kruja, Imeri, Hoxhaj, Dilaver. Trajner: Thomas Brdariç.