Loje e shkelqyer dhe fitore po e tille ka qene ajo e mbremjes te se shtunes e Vllaznise ne finalen e trete te kampionatit te basketbollit ndaj Teutes. Ne nje “Qazim Dervishi” te stermbushur me tifoze shkodrane por edhe durrsake, kuqeblute kane dominuar duke e mundur kundershtarin e tyre me plot 38 pike diference teksa ne fund te takimit eshte fiksuar rezultati 84 me 46 ne favorin e tyre. Ne dy periodat e para ka patur deri diku rivalitet sepse Teuta u mundua te rezistonte por ishte e pafuqishme perballe vrullit te vendasve.

Pjesa e pare do te mbyllej me 12 pike avantazh per Vllaznine e cila ne te dyten e rrit lojen e saj duke thelluar gjithnje e me shume rezultatin dhe duke dhuruar spektakel ne fushen e lojes duke ndezur edhe me shume entuziasmin e tifozeve te cilet e kane mbeshtetur fort skuadren e tyre drejt fitores se thelle te ketij takimi. Trajneri Bledar Gjecaj pas ndeshjes do te shprehej shume i kenaqur me lojen e zhvilluar dhe fitoren e arritur. Me fitoren e mbremshme Vllaznia udheheq me rezultatin 2-1 serine e takimeve finale dhe titulli kampion mund te vendoset diten e merkure ne Durres. Shkodranet tashme jane vetem nje hap larg titullit te trete kampion.

© shkodrasport.com