Vllaznia në boks është shpallur fituese fituese e Kupës së Republikës për vitin 2014. Në ndeshjet finale të zhvilluara pasditen e sotme, kanë dominuar boksierët shkodranë në pesë pesha e pikërisht Vuksan Guri, Ronildo Piranej, Emanuel Kaçaj, Kristian Demaj dhe Nelson Hysa. Fitorja e këtij trofeu ka qenë e 20-ta për ekipin e Vllaznisë në 23 edicionet e Kupës që janë zhvilluar në vendin tonë pas viteve ’90. Emocione për këtë trofe të fituar ka patur edhe trajneri I Vllaznisë Zef Gjoni kur është shprehur se ky triumf tregoi edhe njëherë tjetër se kush është Vllaznia dhe kush është boksi shkodran.

Sidomos ndeshja e Kristian Demës ka dhuruar emocione të mëdha tek sportdashësit shkodranë. Gjithsesi fitorja e kupës nga Vllaznia tregon edhe njëherë tjetër se boksierët shkodranë vazhdojnë të dominojnë në ringun shqiptar.

Finalet

52 kg Vuksan Guri (Vllaznia)– Senad Taramani (Flamurtari) TKO

60 kg Elsid Kalemi (Tirana)- Krenar Zeneli (Flamurtari) 0-3

64 kg Aldo Baboçi (Tirana)- Ronildo Piranej (Vllaznia) 0-3

69 kg Alban Beqiri (Tirana)– Albi Sorra (Arena) 2-1

75 kg Alban Barmeta (Tirana)- Mateus Çullaj (Arena) s’u paraqit Barmeta

81 kg Emanuel Kaçaj (Vllaznia)– Marjan Vashja (Kukësi)   3-0

91 kg Emiljano Xhediku (Tirana)- Kristian Demaj (Vllaznia) tërhiqet Xhediku

+91 kg Kristi Frroku (Flamurtari)- Nelson Hysa (Vllaznia) s’u paraqit Frroku

 

Boksieri më luftarak:  Albi Sorra (Arena)

Boksieri më teknik: Krenar Zeneli (Flamurtari)

Boksieri më i mirë: Alban Beqiri (Tirana)

Gjyqtarët më të mirë: Enea Kovaçi dhe Oltion Kraja

Renditja ekipore:

1. Vllaznia 27 pikë

2. Tirana 17 pikë