Në kuadrin e javës së 14-të të kampionatit kombëtar të volejbollit për meshkuj, sot pasdite në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të qytetit tonë, është luajtur takimi në mes ekipeve të Vllaznisë dhe Elbasanit. Ndeshja nuk ka patur shumë histori ngaqë volejbollistët shkodranë e kanë dominuar lojën dhe për rrjedhojë, kanë fituar lehtësisht. Vetëm në setin e parë ka patur pak rivalitet teksa në fund janë rregjistruar shifrat 25-21. Në të dytin epërsia ka qenë shumë më e madhe dhe elbasanasit kanë arritur të shënojnë vetëm 13 pikë përballë 25 të vendasve ndërsa në të katërtin vetëm 14. Edhe pas kësaj fitoreje, Vllaznia vazhdon të jetë “e salduar” në vendin e katërt në renditje duke qenë brenda objektivave të saj teksa e ka të sigurtë pjesmarrjen në play-off. Kuptohet që me largimet e shumta të sportistëve, trajneri Artan Kalaja është munduar të bëjë më të mirën me këtë skuadër por kaq janë mundësitë sepse skuadrat e tjera pretendente sidomos Studenti dhe Teuta, shpenzojnë shumë për të blerë lojtarë cilësorë nga merkatoja teksa kanë në rradhët e tyre edhe volejbollistë të huaj ndërsa tek Vllaznia ka vetëm djem të rinj shkodranë, kuptohet ata që kanë mbetur sepse shumë të tjerë kanë kaluar në ekipe të tjera të vendit për pagesa më të mira.

www.shkodrasport.com