Vllaznia U21 eshte rikthyer tek fitorja ne kampionat. Ajo ka fituar me permbysje sot ne ndeshjen e rradhes, ate ndaj Teutes te luajtur ne Durres ne shifrat 3-1. Nje fitore mese e merituar e djemve te drejtuar nga trajneri Edmond Doçi te cilet treguan edhe njehere se jane nder ekipet me te mira te kampionatit.
Duhet thene se ne takimin e sotem, stafi teknik ka patur jo pak mungesa ne rradhet e tij dhe si rrjedhoje eshte detyruar te marre lojtare edhe nga ekipi U17, te cilet kane dhene kontributin e tyre ne kete sukses.
Per t’u veçuar eshte edhe fakti qe ne kete takim rikthehet te luaje pas disa muajsh mbrojtesi Flori Spahija, i cili madje ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit ne kete takim. Lojtari i ekipit te pare te Vllaznise vjen pas nje nderhyrje kirurgjikale te kryer dhe e ka kaluar edhe fazen e rikuperimit duke qene i gatshem per loje. Sot nderkohe eshte aktivizuar ne rolin e qendermbrojtesit, detyre te cilen e ka bere shume mire.
Ky mund te jete nje lajm i mire edhe per trajnerin Brdariç me mungesat qe ka kohet e fundit ne repartin e prapavijes sepse Spahija mund te luaje me sukses si ne qender, ashtu edhe ne krahun e majte.
Sa i takon ndeshjes, Teuta ka kaluar e para ne avantazh qe ne minuten e 4-te me golin e futbollistit Shaulli. Pjesa e pare eshte mbyllur me kete gol. Ne te dyten ka ardhur kthesa e Vllaznise e cila fillimisht barazoi rezultatin me golin e mesfushorit Ensar Tafili ne minuten e 59-te. Nderkohe shkodranet do te kalonin ne avantazh 11 minuta me vone me golin e sulmuesit anesor Arval Maliqi, ndersa per te mbyllur ndeshjen do te mendonte futbollisti Seralb Hotaj.
Perfundimisht 3-1 per Vllaznia U21 e cila me fitoren e sotme ngjitet ne vendin e katert te renditjes me 31 pike, nderkohe qe perpara saj jane Apolonia, Vora dhe Bylis.(www.shkodrasport.com)