Vllaznia e femrave merr një tjetër fitore në kampionat duke mundur këtë herë me rezultatin e thellë 9-0 ekipin e AAS në ndeshjen e luajtur sot në Shkodër.
Vajzat kuqeblu nuk e kanë vënë asnjëherë në dyshim fitoren teksa ka zhbllokuar rezultatin në minutën e 8-të me anë të futbollistes Murati.
Më pas ka qenë Megi Doçi e cila ka shënuar golin e dytë ndërkohë që kjo futbolliste do të shënonte edhe dy gola të tjerë duke plotësuar tripletën e saj në këtë ndeshje.
Nuk do të mungonin të shënonin edhe Aliaj, Franja si dhe Borci që do të shënonte tre gola në këtë ndeshje duke kompletuar kësisoj fitoren e thellë të Vllaznisë 9-0 në këtë ndeshje.
Ajo është shpallur kampione që javën e kaluar dhe tashmë thjesht po pret javën e fundit të kampionatit dhe kurorëzimin e saj me titullin e tetë rradhazi./SHKODRA-SPORT.COM/