Me rezultatin e thellë 10-0 është mbyllur miqësorja e luajtur pasditen e sotme në mes Vllaznisë dhe malazezëve të Petnicës. E luajtur në stadiumin e Beranes, ashtu siç pritej ajo është dominuar nga futbollistët shkodranë të cilët në fakt nuk kanë hasur shumë rezistencë sepse niveli i ekipit kundërshtarë ka lënë shumë për të dëshiruar.

Për këtë arsye, kuqeblutë kanë shënuar një goleadë në portën kundërshtare. Interesant është fakti se Nuredin Orelesi që po aktivizohet si qendërmbrojtës tek Vllaznia, ka shënuar dy gola në këtë ndeshje. Po kaq kanë shënuar edhe Lika e Çinari ndërsa nga një gol kanë shënuar Atsina, Kalaja, Pusi ndërsa një gol ka patur për autor një nga futbollistë kundërshtarë që e ka dërguar padashje topin në rrjetën e portës së tij. Në këtë ndeshje ndonëse pritej të aktivizohej për disa minuta blerja më e fundit e kuqebluve- Erjon Vucaj, ai nuk ka luajtur. Arsyeja ka qenë se ka mbërritur vetëm dy orë parandeshjes në Mal të Zi dhe ka qenë i lodhur nga rruga, për këtë arsye ka zhvilluar disa vrapime të lehta.
© shkodrasport.com