Ekipi shkodran në basketboll për meshkuj, në javën e tetë të kampionatit ka arritur një fitore me shumë vlera ndaj ekipit UAT. Ndeshja është luajtur në pallatin e sportit “Asllan Rusi” të kryeqytetit dhe Vllaznia e ka fituar atë me rezultatin 75-59. Loja ka qenë e kontrolluar gjatë gjithë lojës nga djemtë e trajnerit Bledar Gjeaçaj. Ata e kanë fituar periodën e parë në shifrat 27-20 ndërsa në të dytën ka patur barazim 15-15 por është ruajtur diferenca prej 7 pikësh e periodës së parë. Me këtë diferencë pikësh, dy ekipet kanë shkuar në pushim për t’u thelluar sërish në favor të Vllaznisë sërish kjo diferencë në periodën e tretë kur fiton 16-10. Pas fitores edhe të kësaj periode, shkodranët nuk e vuan asnjëherë në dyshim fitore, madje ata e fitojnë edhe periodën e katërt në shifrat 17-14 dhe gjithë ndeshjen me rezultatin 75-59. Në këtë mënyrë, me 16 pikë diferencë, basketbollistët shkodranë kanë arritur një fitore të rëndësishme me të cilën ata vazhdojnë të mbajnë vendin e tretë në renditje duke qenë kështu të sigurtë për pjesmarrjen në play-off megjithatë në vend të tretë ata kanë edhe më tepër shanse për fazën finale dhe të shpresojmë se do ndodhë kështu.

www.shkodrasport.com