Kur u duk se dështoi miqësorja e parë për ekipin e basketbollit të meshkujve të Vllaznisë, ajo në Prizren, në fakt gjërat kanë shkuar sërish në vendin e vet. Mbrëmë drejtuesit e të dy klubeve kanë rënë dakord që kjo miqësore të luhet dhe për rrjedhojë mesditën e sotme ekipi shkodran ka marrë rrugën drejt Kosovës.

Atje është ndeshur me ekipin e dytë të Prizrenit, “Ponte”, ekip që ashtu si dhe Bashkimi, merr pjesë në Superligën e Kosovës. Në fund të takimit, Vllaznia ka fituar me rezultatin 78-77, por duhet thënë se kuqeblutë kanë qenë gjatë gjithë kohës në avantazh, madje duke udhëhequr deri në 17 pikë.

Sipas informacionit që na jep drejtori teknik Altin Halili, e gjithë skuadra ka bërë një paraqitje të mirë. Ka spikatur amerikani Malik Carte me 24 pikë të shënuar, ndërkohë që Christian Bradford ka shënuar 14 pikë ndërsa Leo John Svete ka shënuar 18 pikë.

Me mbështetjen edhe të Lekndreajt, Llazanit e Bitrit, ato kanë bërë një paraqitje shumë të mirë duke ndihmuar ekipin ta fitonte këtë ndeshje. Duhet thënë se Vllaznia nuk ka qenë e plotë në këtë takim pasi amerikani tjetër, qendra Javis Hoëard si dhe Rakaj nuk kanë luajtur për arsye dëmtimi ndërkohë që për arsye private ka munguar edhe Bekteshi.

Para fillimit të ndeshjes klubi Ponte ndau një mirënjohje falenderimi klubit shkodran ku dy klubet u binjakëzuan ku pllakaten per klubin shkodran ia dorëzoi kryetari Zgjim Kryeziu drejtorit të klubit Altin Halili.

Kjo miqësore konsiderohet një test pozitiv për Vllazninë ndërkohë që të dielën do të luajnë miqësoren e dytë në Ulqin ndaj skuadrës vendase.
© shkodrasport.com