Pas fitores ndaj kosovarëve të Pontes, Vllaznia në basketboll për meshkuj ka fituar pasditen e sotme miqësoren e dytë. Këtë herë ndaj malazezëve të Zetës, në ndeshjen e luajtur pasditen e sotme në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.
Në fund të ndeshjes është fiksuar rezultati 79-63. Duhet thënë se i gjithë takimi është dominuar nga shkodranët, të cilët e mbyllën pjesën e parë në shifrat 33-25.
Në të dytën epërsia ka ardhur duke u rritur por duhet thënë se nuk kanë munguar edhe problematikat në këtë ndeshje sepse të dy stafet teknike kanë qenë të pakënaqura me arbitrimin. Në fund Vllaznia ka fituar me 16 pikë diferencë por ajo mund të kishte qenë edhe më e thellë.
Duhet thënë se edhe niveli i kundërshtarit nuk ishte shumë i lartë sepse Zeta merr pjesë në kategorinë e dytë të basketbollit malazez.
Por gjithsesi sa i takon Vllaznisë, sot ka qenë prezantimi i parë i tre amerikanëve të ardhur së fundmi përpara sportdashësve shkodranë. Përshtypjen më të mirë ndër to e ka lënë qendra Javis Hoëard, por edhe Bredfort ka luajtur mirë.
© shkodrasport.com