Fitorja e sotme ndaj Luftëtarit ka gëzuar së tepërmi futbollistët, trajnerët, drejtuesit dhe tifozët e Vllaznisë. Padyshim që një fitore e tillë e rregjistruar në minutat e fundit të takimit, ka sjellë edhe më shumë emocione dhe tashmë kuqeblutë e shohin veten në vendin e tetë në renditje duke lënë poshtë gjirokastritët dhe lushnjarët.

Por ndërkohë, ajo që ka rënë në sy ka qenë mënyra si është festuar në dhomën e zhveshjes së kuqebluve pas ndeshjes. Protagonisti i gëzimit ka qenë trajneri i përgatitjes atletike Gjergji Poloska që bërtet fort për Vllazninë fituese dhe më pas janë gjithë të tjerët që e mbështesin me të bërtiturat shumë origjinale. Një video që ka bërë jo pak jehonë dhe padyshim që shpreh më së miri edhe gëzimin në kampin shkodran.

© shkodrasport.com

https://www.facebook.com/ernestgjoka/videos/1919809018032540/