Vllaznia ne basketboll per meshkuj ia ka dale te fitoje ndeshjen e pare te play-out ndaj Invaders.

Ne takimin e luajtur ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, kuqeblute kane fituar me rezultatin 91-56.

Ata e kane dominuar ndeshjen nga fillimi e deri ne fund dhe fitorja ka qene e lehte per t’u arritur ndaj nje kundershtari qe u shfaq shume inferior ne fushen e lojes.

Me fitoren e sotme, Vllaznia hedh nje hap te rendesishem per qendrimin ne Superlige, megjithese duhet luajtur edhe ndeshja e dyte diten e merkure ne Tirane.

E rendesishme eshte qe ekipi shkodran eshte ne rrugen e duhur per sigurimin e qendrimit ne mes ekipeve me te mira te basketbollit shqiptar edhe per sezonin e ardhshem.

www.shkodrasport.com