Skuadra shkodrane ka fituar pasditen e sotme në Ballsh ndaj Bylisit vendas me rezultatin 4-2. Ajo ka kaluar e para në avantazh me anë të Markolajt në pjesën e parë, më pas kanë qenë vendasit që kanë barazuar. Bylisi ka patur mundësi të kalojë edhe në avantazh por një 11-metërsh i ekzekutuar nga vendasit, është pritur nga portieri Gjokoviç. Në minutën e 80-të ndërkohë ka qenë Shaba ai që ka shënuar edhe golin e dytë.
Kanë reaguar vendasit që kanë barazuar sërish rezultatin në 2-2 por në minutën e 87-të Edon Hasani ka shënuar edhe golin e tretë për Vllazninë. Madje në shtesë ka ardhur edhe një gol i katërt me autor sërish Hasanin që plotëson në këtë mënyrë dopiete e tij në këtë ndeshje.Me fitoren e arritur sot, Vllaznia ka zënë vendin e parë në grupin D dhe do të ndeshet në turin çerekfinal me Flamurtarin, Laçin dhe Skënderbeun.Skuadrën në këtë ndeshje e ka drejtuar Vioresin Sinani ngaqë trajneri Vata ka qëndruar në Shkodër për të zhvilluar stërvitje me ekipin që do luajë në Peqin të premten.
shkodrasport.com