Takimi mes Elbasanit dhe Vllaznisë, i vlefshëm për turin e dytë të Kupës së Shqipërisë i luajtur sot pasdite në “Ruzhdi Bizhuta”, është fituar nga skuadra shkodrane me rezultatin 4-2 duke marrë kësisoj fitoren e parë në grupin D.  Pjesa e parë e ndeshjes ka mbaruar 1-0 për Vllazninë me golin e shënuar nga Vajushi në minutën e 39-të me një 11-metërsh të fituar nga vetë ai. Në të dytën kemi dy gola të njëpasnjëshëm të Vllaznisë me të njëjtin autor Xhevahir Sukajn.

Pas rezultatit 3-0, janë elbasanasit që shënojnë një gol por më pas Ari Djepaxhia shënon sërish dhe në fund do kemi edhe një gol tjetër të vendasve dhe përfundimisht 4-2 për shkodranët. Trajneri Josa ka aktivizuar në këtë ndeshje në portë malazezin Gjokoviç, në mbrojtje Gocajn, Danajn, Sykjan e Popoviç, në mesfushë Smajlin, Bardullën, Muçën e Djepaxhinë dhe në sulm Vajushin dhe Sukajn.