Kampionati i basketbollit te meshkujve nis javen e ardhshme dhe per te shfrytezuar edhe keto dite pa ndeshje zyrtare, drejtuesit e ekipit kane vendosur te zhvillojne nje ndeshje miqesore.

Ajo eshte zhvilluar pasditen e sotme ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” dhe perballe kuqebluve ka qene ekipi “Invaders”, i cili siç dihet merr pjese ne kategorine e pare te basketbollit shqiptar.

Vllaznia ka arritur ta fitoje kete ndeshje me rezultatin e thelle 81-44 teksa kane dominuar ne te gjitha drejtimet ndaj ketij kundershtari qe duhet pranuar se ka qene poshte nivelit te saj.

Në periodën e parë Vllaznia fitoi 23-8, në të dytën 41 – 10, në të tretën 63 – 27 dhe në të katërtën dhe krejt takimin me rezultatin 81 – 44.
Trajneri Plantak e nisi lojën me këto lojtarë: Howard, Carter, Bradford, Lekndreaj dhe Svete. Në këtë takim u aktivizua edhe blerja më e fundit Pavle Cvetinovic, i cili bëri një lojë të mirë, bashkë me grupin tjetër të skuadrës.

Ndeshja e sotme ka qene miqesorja e peste per Vllaznine e cila ka arritur te fitoje kater prej tyre dhe ka humbur vetem nje, ate te luajtur ne Ulqin. Tashme seria e ndeshjeve miqesore ka marre fund dhe ekipi do te pergatitet per ndeshjen e pare te kampionatit, ate qe do te zhvilloje javen e ardhshme ne Shkoder ndaj “Goga Basket”.

Ndeshja e sotme me kerkesen e stafit teknik eshte zhvilluar me dyer te mbyllura, pa pranine e tifozeve, por edhe te gazetareve dhe informacionet ne lidhje me te, jane marre permes faqes zyrtare te shoqates se basketbollit “Vllaznia”.