Vllaznia e femrave nuk ndalet ne rrugetimin e saj drejt fitimit edhe te Kupes se Shqiperise. Vajzat kuqeblu kane mundur sot ne çerekfinalen e ketij kompeticionin ekipin tjeter shkodran, ate te “Juban Danja- Murlanit”.

Madje ne fund te 90 minutave qe jane luajtur pasditen e sotme ne fushen sportive “Reshit Rusi” eshte sigluar rezultati i thelle 7-0 ne favor te tyre.

Per ta arritur kete fitore nuk ka qene shume e veshtire sepse nuk kane hasur ne rezistencen e duhur nga ekipi kundershtar. Rezultati eshte zhbllokuar qe ne minuten e 9-te kur sulmuesja Bajramaj ka shenuar golin e pare.

Po gjate 45 minutave te para Vllaznia do te shenonte edhe tre gola te tjere, me autore Franjen, Doçin dhe serish Bajramajn duke kompletuar kesisoj rezultatin 4-0 ne kete pjese.

Ne te dyten nderkohe futbollistet kuqeblu do te shenonin edhe tre gola te tjere me autore Lufon, Doçin dhe Bajramajn serish qe kompleton tripleten e saj ne kete ndeshje.

Perfundimisht 7-0 per Vllaznine qe kesisoj kualifikohet per ne turin gjysmefinal te Kupes se Shqiperise dhe tashme pret te mesoje emrin e kundershtarit me te cilin do te ndeshet ne kete tur./SHKODRA-SPORT.COM/