Tjeter fitore ne shifra te thella per Vllaznine e femrave dhe tashme titulli kampion i rradhes eshte gjithnje e me prane per te.
Pasditen e sotme ajo ka luajtur ne Durres ndaj Teutes vendase me rezultatin e thelle 9-1. Nje fitore e cila nuk ka qene e veshtire per t’u arritur sepse vajzat shkodrane kane patur diference te madhe me kundershtaret.
Ka qene futbollistja e re Alijaj ajo qe ka zhbllokuar shifrat qe ne minutat e para, nderkohe qe me pas ne skene do te dilte e zakonshmja Megi Doçi qe ne kete ndeshje do te shenonte 5 gola.
Golat e tjere kane patur per autore futbollistet Gjinit e Borcit, kjo e fundit madje ka shenuar dy gola ne kete ndeshje. Nderkohe ka shenuar ne fund nje gol qe ka vlejtur vetem per statistike. Perfundimisht 9-1 per ekipin shkodran.
Vllaznia kryeson bindshem renditjen e kampionatit pas javes se 17-te me pike te plota 54, nderkohe qe ne vend te dyte eshte Apolonia me 8 pike me pak. Ky eshte nje tregues i qarte se ekipi shkodran thjesht pret mbylljen e kampionatit per t’u kurorezuar serish si kampione e vendit.