Vllaznia e femrave merr nje tjeter fitore ne kampionat dhe serish me rezultat te thelle ndaj Tirana AS. Ne “Reshit Rusi” vajzar kuqeblu kane fituar me rezultatin e thelle 10-0.

Ka qene mesfushorja Franja ajo qe ka zhbllokuar rezultatin qe ne minuten e 2-te, nderkohe qe me pas, po gjate pjeses se pare do te shenonin edhe Gresa Berisha, Arbenita Curraj dhe Zelfije Bajramaj.

Ne kete menyre pjesa e pare eshte mbyllur me rezultatin 4-0 ne favor te Vllaznise. Por ne fakt ajo nuk do te ndalej ketu sepse ne te dyten do te shenonte edhe plot 6 gola te tjere.

Tre prej tyre mbajne firmen e sulmueses Megi Doçi, nderkohe qe do te shenonin serish nga nje gol edhe Berisha, Franja e Bajramaj. Perfundimisht 10-0 per skuadren e drejtuar nga trajneri Nikolin Leka.

Ajo e ka siguruar prej dy javesh titullin kampion dhe do te festoje zyrtarisht pas ndeshjes se javes se fundit, asaj qe do te luaje ndaj Juban Danja/ Murlanit, javen e ardhshme. Ky eshte titulli i 8-te kampion per ekipin e Vllaznise./SHKODRA-SPORT.COM/