Vllaznia ne basketboll per femra ka arritur nje fitore me shume rendesi, por njekohesisht shume dritheruese ne ndeshjen e sotme ndaj Partizanit, ndeshje kjo e luajtur ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” dhe qe eshte mbyllur ne shifrat 74-70 ne favorin e saj.

Duhet thene se rrjedha e lojes ka qene e tille saqe u mendua se do te kishim nje fitore te lehte te Vllaznise e cila deri 13 minuta para fundit udhehiqte me 20 pike avantazh por ne 20 sekondat e fundit gjithçka u barazua.

Ekipi shkodran e nisi mire ndeshjen duke fituar perioden e pare 17-14 dhe me pas te dyten 23-11 duke shkuar ne pushim me nje diference te konsiderueshme pikesh, plot 15.

Loja e mire e vajzave kuqeblu vijoi edhe ne perioden e katert dhe epersia erdhi duke u rritur dhe kjo periode do te mbyllej gjithsesi ne shifrat 68-48.

Por ketu nisen problemet per Vllaznine. Dalja me 5 personale e Dashjes fillimisht dhe me pas e Mustafes si dhe ngarkimi me nga kater personale i dy lojtareve te tjera, krijoi njefare paniku ne skuader, çka u shfrytezua si duhet nga basketbollistet e Partizanit qe arriten edhe t’i barazojne shifrat.

Por ne fund, nje kosh ndoshta i shenuar disi me fat nga Bujari e me pas, dy gjuajtje te lira nga Daboviç i kane dhene fitoren ekipit te Vllaznise me shifrat 74-70.
www.shkodrasport.com