Tirana për të rriturit dhe Vllaznia për moshat, kanë qenë ekipet fituese të Kupës së Shqipërisë. Ky aktivitet u organizua në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” në qytetin e Shkodrës, ku morën pjesë 210 sportistë pjestarë të 17 ekipeve të vendit.
Elion Puka, trajner i ekipit të Vllaznisë është shprehur se aktiviteti ia arriti qëllimit dhe u arritën objektivat që ky ekip kishte për suksesin me moshat, aty ku dhe është përqendruar puna aktualisht. Por ekipi shkodran ka zënë vendin e dytë edhe me të rriturit, çka tregon se ky ekip po punon mirë me të gjitha grupmoshat. Ja renditja sipas grupmoshave:
Renditja të rritur:
1 Tirana
2 Vllaznia
3 Durrah
Renditja të rinj
1 Tirana
2 Gladiator
3 Qendra Taekondo
Renditja paratërinj (kadetë)
1 Vllaznia
2 Combat Tirana
4 Top Gym Sport
Renditja për fëmijë
1 Studenti
2 Vllaznia
3 Combat Tirana
Teakonndo është një sport, që po grumbullon rreth vetes gjithmonë e më shumë sportistë e këtë e tregon rritja e numrit të pjesmarrësve në çdo aktivitet.
© shkodrasport.com