Ekipi i Vllaznisë në taekondo për të rritur, ka bërë një paraqitje të shkëlqyer në garat e Kupës së Shqipërisë të zhvilluar dy ditë më parë në Tiranë.Një sukses i merituar i këtij ekipi që tregon për punën shumë të mirë që sportistat e tij kanë bërë nën drejtimin e trajnerit Elion Puka. Ekipi shkodran mori pjesë në këto gara me 17 sportistë të kategorive të ndryshme dhe thuajse të gjithë kanë arritur rezultate shumë të mira. Në total janë zënë katër vende të para, gjashtë vende të dyta dhe shtatë vende të treta. Kështu, në kategorinë senior (17-35 vjeç) morën pjese Ditmar Hamja -68 kg që zuri vendin e 2-te ,Ditmir Vodinaj -74 kg që zurivend i 1-re, Florian Qallija -80 kg vend i 2-te, Gezim Ferhati + 87 kg vend i 1-re.

Nga kategoria e juniorëve (14-17 vjeç) mori pjesë Dea Terbuni -55 kg vend i 2-te dhe Samuel Smajli -55 kg vend 2-te.Nga kategoria e para te rinjve (10-14 vjeç) mori pjese: Florjan Petrovic -31 kg vend i 1-re, Sidgen Galica -45 kg vend i 3-te, Sead Shkreli vend i 2-te, Armando Docaj -55 kg vend i 3-te, Jordi Gercari + 65 kg vendi i 2-te dhe Sledis Haxhija +65 kg vend i 3-te. Nga kategoria femijë (6-10 vjeç) mori pjese: Daniel Reçi -25 kg vend i 1-re, Henri Hyseni – 27 kg vend i 2-te, Egli Balija -27 kg vend i 3-te, Amir Brahimi – 31 kg vend i 3-te dhe Rais Sallagaj -33 kg vend i 3-te. Në përfundim të krejt aktivitetit, Vllaznia për senior ( të rritur) ka zënë vendin e parë në renditjen ekipore duke merituar edhe kupën përkatëse të vënë nga Federata Shqiptare e Taekondosë. Natyrisht që ky është një sukses i madh sepse ekipi është relativisht i ri në moshë. Duke folur në lidhje me këtë sukses, trajneri Elion Puka është shprehur kështu për gazetën shkodrasport.com: “Jam shumë i kënaqur nga paraqitja që bëmë në këtë aktvitet teksa merituam edhe Kupën. Këtë e them se ekipi është realitivisht i ri në moshë por ky sukses besoj se do të na motivojë edhe më shumë për të ardhmen. Shpresojmë të bëjmë sa më shumë kampionate dhe ndeshje në mënyrë që të fitojmë sa më shumë eksperiencë. Gjithsesi mendoj se jemi në rrugë të mbarë dhe i uroj suksese të mëtejshme ekipit tim”.
Gjergj KOLA