Federata Shqiptare e Futbollit ia ka besuar Emanuela Rrustes arbitrimin e ndeshjes se kupes qe do te luhet pas nje ore ne stadiumin “Loro Boriçi”, ate ne mes Vllaznise dhe Flamurtarit.

Arbitrja e FIFA-s do te vendose drejtesi ne kete takim dhe do te kete ndihmen e dy asistenteve po nga Kolegjiumi i Elbasanit, pikerisht Rudin Preça dhe Uran Korra, nderkohe qe edhe arbitri i katert do te jete po nga ky qytet, Silvio Dyrmishi.

Sakaq, vezhgues i arbitrave eshte caktuar Sokol Çekaj nga qyteti i Laçit dhe delegat eshte Bujar Pregja nga Tirana.

Ndeshjet e kupes vijne pas nje jave me shume probleme ne arbitrim dhe si rrjedhoje vete Federata duket se ka ndeshkuar kater prej tyre.

Per kete arsye, ndoshta edhe nga mungesa e arbitrave por edhe per te promovuar edhe me shume Emanuela Rrusten ne futbollin e meshkujve, i eshte besuar drejtimi i ndeshjes se Shkodres.
www.shkodrasport.com