Ndeshja e javës së 19-të të kampionatit kombëtar të futbollit në mes ekipeve të Vllaznisë dhe Flamurtarit, do të luhet ditën e shtunë në ora 17.00 në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. Lajmi sapo është publikuar në faqen zyrtare të klubit shkodran www.vllaznia.al pas sinjaleve që kanë marrë nga Federata Shqiptare e Futbollit në lidhje me datën dhe orën e zhvillimit të ndeshjes. Në këtë mënyrë, shkodranët do kenë mundësi tashmë që “të marrin hak” ndaj vlonjatëve për eliminimin që ata u shkaktuan pak ditë më parë për Kupën e Shqipërisë. Bashkë me ndeshjen Vllaznia- Flamurtari, do luhen edhe ndeshjet e tjera të javës së 19-të sipas këtij kalendari:

Shkumbini- Pogradeci

Dinamo- Laçi

Tomori- Kamza

Skenderbeu- Teuta

Apolonia- Kastrioti

Bylis- Tirana