Vllaznia e femrave i ka marre shume seriozisht pergatitjet per ndeshjet e edicionit te ardhshem te “UEFA Europa Conference League”. Pas marrjes se dy amerikaneve, portieres Megan Lee MC Clure dhe sulmueses Tarah Lynn Patterson e po ashtu edhe mbrojteses malazeze Maja Saranoviç, eshte forcuar edhe me nje futbolliste tjeter.

Por ne fakt kete here behet fjale per nje rikthim ne rradhet e saj. Ajo eshte sulmuesja Jehona Shala e cila eshte pjese e Vllaznise qe prej dy vitesh e gjysem, por ne sezonin e fundit u pat huazuar tek skuadra kosovare EP COM-HAJVALIA e cila ne sezonin e fundit u shpall kampione e Kosoves dhe ajo luajti nje rol te rendesishem ne kete sukses.

Por nderkohe te Vllaznia kane nevoje per te dhe si rrjedhoje ajo eshte rikthyer ne Shkoder duke iu bashkuar ekipit ne stervitje. Shala konsiderohet nje lojtare me te ardhme dhe prania e saj ne sulmin kuqeblu do te jete nje garanci me shume per trajnerin Leka.

Vllaznia ka nisur pergatitjet per ndeshjet e Liges se Kampioneve te Europes qe do te luhen sezonin e ardhshem ku ajo do te ndeshet me fituesen e çiftit Breznica- Spartak Myjava./SHKODRA-SPORT.COM/